ATK për arrestimin e zyrtarit të tyre në Gjilan: Ende nuk kemi pranuar asnjë informacion zyrtar

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se drejtori i ATK-së në Gjilan, Alban Qerimi është në vendin e tij të punës, sipas përgjegjësive që ka.

Sipas këtij institucioni, ende nuk kemi pranuar asnjë informacion zyrtare nga forcat e rendit.

“Bazuar në informacionet e publikuara në media, Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se drejtori Regjional i ATK-së në Gjilan z. Alban Qerimi është në vendin e tij të punës, sipas përgjegjësive që ka. Si institucion ende nuk kemi pranuar asnjë informacion zyrtar nga institucionet e zbatimit të ligjit. Në momentin që do të jemi të njoftuar zyrtarisht do të ju informojmë në kohë. ATK siguron opinionin publik se pas njoftimit zyrtar nga organet përkatëse, do të ndërmarr të gjitha veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

KALLXO.com raportoi sot se drejtori Rajonal i ATK-së në Gjilan, Alban Qerimi është arrestuar mbrëmë në një aksion të Prokurorisë së Gjilanit

Kallxo.com mëson se të arrestuar nga ana e Policisë përveç Qerimit është arrestuar edhe inspektori Bajrush Bunjaku. Tutje bëhet e ditur se drejtori i ATK-së për rajonin e Gjilanit është liruar në procedurë të rregullt.

Arrestimet i ka konfirmuar për KALLXO.xom Prokuroria e Gjilanit.

Sipas Prokurorisë, drejtori i ATK-së është liruar në procedurë të rregullt.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, është ndaluar një inspektor i ATK-së, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit, ndërsa drejtori i ATK-së është liruar në procedurë të rregullt.