Ilustrim

ATK mbledh 600 mijë euro borxhe nga 18 kompani

Administratat Tatimore e Kosovës ATK ka njoftuar se ka arritur të mbledhë 600 mijë euro borxhe të tatimpaguesve.

Sipas ATK-së këto borxhe janë mbledhur nga 18 subjekte biznesore.

“Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor” – thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK po ashtu ka njoftuar se së fundi ka nisur aktivitete të shumta për mbledhjen e borxheve, e me theks të veçantë konfiskimi i pasurisë, që për herë të parë ka rezultuar në uljen e stokut të borxheve.