ATK konfiskon 500 mijë euro nga tatimpaguesit borxhlinj

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë kësaj javë ka zhvilluar aksione në lokacione të ndryshme për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj.

Procedura e konfiskimit në bashkëpunim me Policin e Kosovës, është zhvilluar ndaj gjashtë (6) tatimpaguesve sipas planit paraprak, ndërsa, vlera e mallrave dhe pasurisë së konfiskuar është 500,000 euro.

“Si rezultat i shumë aktiviteteve intensive që administrata tatimore është duke ndërmarr, kemi  trend  pozitiv të zvogëlimit  të  borxheve,  të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave. Përveç konfiskimit të pasurisë,  aksioni në fjalë  do  të  shtrihet edhe në mbledhjen e të  gjitha gjobave mandatore, të cilat janë të pa-paguara”, thuhet në komunikatë.

Përmes  komunikatës ATK ka njoftuar se  aksionet e ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe kanë kërkuar nga të gjithë tatimpaguesit borxhlinj që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve dhe i procedurave të mbledhjes së detyrueshme.