ATK ka një njoftim me rëndësi për borxhlinjtë

 

 

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se pas hyrjes në fuqi të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara ndaj ATK-së, mund të përfitojnë nga falja e interesit.

Sipas njoftimit të ATK-së të gjithë personat fizik dhe juridik, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së për periudhat janar deri dhjetor 2020, mund të përfitojnë nga falja e interesit.

Kushti i vetëm që ata të përfitojnë është që të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë për periudhat e lartcekura deri më 31 dhjetor 2020.

Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 31 Ddhjetor 2020, do të përfitojnë nga falja e interesit.

Ligji për rimëkëmbjen ekonomike u votua me 4 dhjetor dhe u publikua dje në gazetën zyrtare.