ATK: Janar-maj, kemi inkasuar 23.9 milionë euro përtej planit
09.6.2021 - 13:52
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se në periudhën janar-maj të këtij viti ka pasur rritje të të hyrave dhe janë inkasuar 23.9 milionë euro më shumë se ç’ishte planifikuar.
“Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milionë euro më shumë së plani i paraparë, ndërsa nëse krahasojmë parametrat e njëjtë me vitin paraprak, kemi arritur të kemi performancë tejet premtuese, duke rritur inkasimin për 56.8 milionë euro”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
Sipas ATK-së nga muaji janar deri në maj janë mbledhur 242.9 milion euro në mbushjen e buxhetit të shtetit.