ATK-ja me gati 500 milionë euro të hyra nga tatimet për shtatë muaj

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se për shtatë muaj ka grumbulluar 425.9 milionë euro nga tatimet.

Këto të hyra janë 7.7% ose 31.1 milionë euro më shumë krahasuar me planin e ATK-së.

“Përderisa krahasuar më një vit me parë shohim se kemi tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6%”- thuhet në njoftim.

Performanca e të hyrave, Foto: Administrata Tatimore e Kosovës