ATK bëhet me rregullore për parandalimin e konfliktit të interesit

 

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka prezantuar Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK.

Murtezaj tha se në rregullore janë përcaktuar edhe obligimet e udhëheqësve për parandalimin e konflikt interesit.

“Rregullorja ka për qëllim po ashtu parandalimin e konfliktit të interesit të gjithë stafit të ATK-së”, tha Murtezaj.

Murtezaj tha se lufta kundër korrupsionit nuk mund të luftohet vetëm nga një institucion i vetëm.

I pranishëm në konferencën për media ishte edhe Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, i cili tha se ka pasur raste kur zyrtarët e ATK-së e kanë shkelur ligjin.

“Duke parë këto jemi dakorduar për hartimin e rregullores së brendshme”, shtoi ai.

Këtë rregullore për Parandalim të Konfliktit, Havolli e quajti një sukses të madh.