ATK: 75% denoncimeve nga qytetarët për evazion tatimor rezultuan me gjoba

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka bërë të ditur se në 75 për qind të denoncimeve nga qytetarët për evazion tatimor kanë rezultuar me gjoba.

Sipas ATK-së, denoncimi i rasteve nga ana e qytetarëve/tatimpaguesve për evazion fiskal aktualisht mund të bëhet përmes tre mekanizmave, të cilët janë në dispozicion në secilën pikë/zyrë të Administratës Tatimore të Kosovës.

ATK thotë se përmes linjës pa pagës 0800 80 800 qytetarë/tatimpaguesit mund të raportojnë çdo ditë 24/7, ku çdo denoncuesi i garantohet konfidencialitet i plotë në rastin e raportimit. Deri më tani nga linja online ku thirrjet pranohen nga qendra e thirrjeve, ndërsa aktivitetet për veprime bëhen nga Divizioni për Standarde Profesionale, rreth 75% të denoncimeve kanë rezultuar me gjoba.

56 për qind e bizneseve u gjobiten nga raportimi me e-mail dhe nga kutia e vërejtjeve.

“Përveç linjës online mekanizëm tjetër që qytetarët e kanë në dispozicion është edhe kutia e vërejtjeve, si dhe përmes e-mailit është arritur që rreth 56% të bizneseve të gjobiten, varësisht rastit të raportuar.”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se së fundi është nxjerr në përdorim edhe aplikacioni elektronik https://apps.atk-ks.org/regemployer i cili i mundëson punëtorëve që ta verifikojnë vetën nëse janë të regjistruar nga punëdhënësi.

Po ashtu, kjo platformë u jep mundësin qytetarëve të verifikojnë nëse janë punëtor të formalizuar dhe në rast se konstatohen si të pa regjistruar, ta denoncoin punëdhënësin e tyre.

15% e gjobave u lëshuan për rastet që u denoncuan nga aplikacioni elektronik.

“Për të gjitha rastet e raportuara përmes kësaj vegle është arritur që pas verifikimeve të bëra në teren të ndëshkohen bizneset për mos regjistrim, ku niveli i gjobave shkon deri në 15% të rasteve të denoncuara.”