Atentati në Deçan, i plagosuri është në gjendje stabile

I plagosuri nga atentati ndaj një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit, është në gjendje stabile.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

“Në Spitalin e Pejës kanë arritur tre persona, dy pa shenja jete dhe një tjetër i plagosur. Gjendja e tij për momentin është stabile”, tha Sahiti.

Ndërsa sipas informacioneve zyrtare deri më tash, janë të konfirmuar 3 persona të vdekur. Shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Tre të vdekur nga atentati në Deçan, shoferi i autobusit dhe dy nxënës (VIDEO)