foto: Ilustrim

Atentat në qendër të Milotit/ vdes njëri prej të plagosurve, tjetri në gjendje të rëndë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Milot, ku fillimisht u raportua për dy të plagosur, ndërsa njoftohet se njëri ndër to ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Klisman Preçin i cili ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital dhe Ylli Brahimi 46-vjeç në gjende të rëndë.

Ylli Ibrahimi dhe Besmir Preçi apo siç njihet ndryshe Klisman Preçi, ishin duke qarkulluar me automjet në momentin e atentatit, teksa janë goditur nga një automjet tjetër.

Nuk dihen ende detaje të mëtejshme për ngjarjen ndërsa polica është në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e saj./ Top Channel