Pamje nga protesta "Drejtësi për Astritin" - Foto: KALLXO.com

'Astriti, Personazhi i Kafkës i Kohës Tonë'

Qindra qytetarë, të afërm e bashkëveprimtarë kanë marrë pjesë në marshin protestues në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për Astrit Deharin, aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili më 5 nëntor është gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në një fjalim të rastit, shoqja e afërt e aktivistit të ndjerë të VV-së, Nurimshahe Demaliaj, e ka krahasuar Astrit Deharin me Jozef K., personazhin e romanit “Procesi” të Franc Kafkës.

“Astriti është personazhi i Franc Kafkës që jetoi në kohën tonë“, tha ajo, duke shtuar se për dallim nga personazhi i Kafkës, Astriti nuk e pranoi akuzën e paqenë që i vihej në barrë.

“Nuk do të pushojmë kurrë duke kërkuar drejtësi për Astritin… Astriti le të jetë Astriti i fundit që bie për Republikën”, tha Nurimshahe Demaliaj.

Në emër të organizatorëve të protestës “Drejtësi për Astritin”, Besa Luzha njoftoi se është përgatitur një peticion, i cili sipas saj ka për synim të bëjë presion ndaj institucioneve që të veprohet për vënien e drejtësisë në vend.

Në minutën e 26-të protestës ajo kërkoi një minutë heshtje në shenjë nderimi për jetën e Astrit Dehari, e cila u ndërpre në moshën 26-vjeçare.

Po ashtu, Besa Luzha përsëriti kërkesat e shoqërisë civile për një hetim të pavarur dhe të paanshëm, vendor ose ndërkombëtar; që të shkarkohen të gjithë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për të ofruar siguri për jetën e një të burgosuri, në këtë rast për Astrit Deharin, si dhe dorëheqje e ministres së Drejtësisë, dhe të Punëve të Brendshme.

Protesta më pas është zhvendosur nga sheshi “Skënderbeu” në sheshin “Zahir Pajaziti”.

drejtesi-per-astritin-ne-prishtine-002

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor.

http://kallxo.com/vdes-ne-qender-te-paraburgimit-nje-aktivist-i-vv-se/

Dehari po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se ishte pjesëmarrës në sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës në natën e 4 gushtit të këtij viti.

http://kallxo.com/sulmohet-me-mjet-shperthyes-kuvendi-i-kosoves/

Pas procesit të autopsisë, kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se Dehari ka vdekur nga asfiksia.

http://kallxo.com/syle-hoxha-astrit-dehari-ka-vdekur-nga-asfiksia/

Ndërsa, raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit i bërë publik më 18 nëntor, përcakton se ai ka bërë vetëvrasje.

http://kallxo.com/mjekesia-ligjore-percakton-se-astrit-dehari-beri-vetevrasje/