AstraZeneca përgjysmon prodhimin e vaksinave

Bashkimi Europian nuk do i përmbushë dot objektivat që i ka vënë vetes për vaksinimin për shkak se i mungojnë vaksinat.

Kompania anglo-suedeze, AstraZeneca, deklaroi se për shkak të lëndëve të para të mangëta, deri në muajin qershor do i shpërndajë BE-së më pak se 130 milionë doza, nga 300 milionë që palët kishin rëndë dakord më herët.

Në tremujorin e parë, dozat nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit po ashtu janë përgjysmuar nga 90 në 40 milionë.

Zyrtarët evropianë presin që ta kompensojnë mungesën duke shfrytëzuar vaksina të llojeve të tjera ose duke i kërkuar prodhuesit të rritë eksportet në gjysmën e dytë të vitit.

AstraZeneca ka rënë dakord t’i prodhojë dozat e saj jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në Indi e SHBA, ndërkohë që me Rusinë ka arritur marrëveshje për një vaksinë më efikase që kombinon edhe teknologjinë e vaksinës ruse, “Sputnik V”.

AstraZeneca është justifikuar më parë se të metat në prodhimin e dozave mund të ishin shmangur nëse BE-ja do e kishte certifikuar para janarit si të sigurt për përdorim publik.

Prodhuesit e tjerë, Pfizer dhe BioNTech apo Moderna, gjithashtu kanë raportuar probleme me kryerjen e porosive.

Komisioni Europian zbuloi në janar se brenda muajit mars do të vaksinojë 80 për qind të stafit spitalor dhe të moshuarit mbi 80 vjeç, ndërsa 70 për qind e të rriturve evropianë do të jenë të imunizuar nga koronavirusi i ri përpara vjeshtës.

Në nivel Europe, Serbia mban vendin e parë për vaksinimet për numër banorësh, duke përdorur kryesisht vaksina të prodhimit kinez, rus dhe Pfizer-in amerikan. oranews