
Asociacioni Komunave reagon pas vendimit Gjykatës Kushtetuese për reformën e arsimit në Kamenicë
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për reformën në arsim në Komunën e Kamenicës.
Në reagimin e AKK-së thuhet se komunat kanë hasur ndërhyrje të Qeverisë në kompetencat tyre.
“Kjo ndërhyrje në kompetencat e Komunave u vërtetua edhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese ndaj ndërhyrjes së Ministrisë së Arsimit në kompetencat e Komunës së Kamenicës”, thuhet në reagim.
Tutje thuhet se “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në të cilin konstatohet se MASHTI ka tejkaluar kompetencat e saja dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale”.
Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.
Në vendimin e Kushtetueses thuhet se MASHTI-i përmes vendimit ‘ka tejkaluar kompetencën dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore’.
MASHTI humb rastin në Kushtetuese për vendimet e qeverisjes së Qëndron Kastratit në Kamenicë