Takimi i Qeverisë me kryetarët e Komunave të Kosovës Foto: AKK

Asociacioni i Komunave reagon për anulimin e grantit të performancës prej 5.2 milionë euro

Asociacion i i Komunave të Kosovës ka reaguar në lidhje me anulimin e grantit të performancës për Komunat e Kosovës.

Sipas AKK-së, anulimi i grantit është bërë në mënyrë të njënashmë nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal.

AKK thotë se për shkak të këtij anulimi, Komunat e Kosovës do të humbin 5.2 milionë euro

“AKK shpreh shqetësim dhe nuk pajtohet me vendimin e Ministrit të Pushtetit Lokal (MPL) dhe e konsideron akt të paprecedentë dhe shpreh shqetësim lidhur me vendimmarrjen e njëanshme të MPL për shkëputjen e kontratës me donator për skemën e granteve për komuna e ku komunat do humbin 5.2 milion euro”, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Sipas AKK-së, ky vendim nga ana e MPL-së, nuk do duhej të merret pa konsultim paraprak me komunat.

“AKK-së nuk pajtohet me arsyetimin e këtij vendimi se deklarata e Kuvendit të AKK-së, ku kërkohet transparencë dhe bashkëpunim më të mirë në mes MPL e Komunave, është shkaktar për shkëputjen e njëanshme të marrëveshjes tripalëshe. Vendimi mbi ndërprerjen e marrëveshjes tripalëshe nuk do të duhej të merrej pa konsultim paraprak me partnerët e marrëveshjes e në këtë rast edhe pa konsultim paraprak me komunat e Republikës së Kosovës si përfituese të këtij granti”, thuhet tutje në komunikatë

AKK i ka kërkuar kryeministrit Avdullah Hoti që të marrë veprime ndaj zyrtarë të Ministrisë që kanë bërë deklarata fyese ndaj kryetarëve të Komunave.

KALLXO.com raporti mbrëmë për vendimin e MPL-së për të anuluar grantin për performancë.

DOKUMENT – Ndërpritet marrëveshja trepalëshe për Grandin e performancës 5.2 milionë eurosh për komunat fituese