Asociacioni i Gazetarëve kërkon të hetohet urgjentisht rasti "Insajderi"

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një komunikate ka kërkuar që të hetohet urgjentisht rasti i gazetës online ‘Insajderi’.

Në komunikatë thuhet se AGK e mirëpret arrestimin e njërit nga të dyshuarit për sulm kibernetik.

Sipas komunikatës së AGK-së, Polica e Kosovës ka konfirmuar se A. A. dyshohet për tri vepra penale: Hyrje në sisteme kompjuterike; Vetëgjyqësia dhe Keqpërdorimi i besimit.

“AGK kërkon nga strukturat kompetente të sqarojnë urgjentisht rastin e Gazetës Online “Insajderi” dhe të informojnë publikun për masat që do të ndërmarrin. Zvarritja e këtij procesi rrezikon 43 punëtorët e këtij mediumi që të mbesin pa paga”, thuhet në fund të komunikatës së Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.