Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Asnjë vdekje nga COVID-19 sot

159 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i  vdekjës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se janë kryer 1 mijë e 245 testime, duke shënuar numrin  rekord  të mostrave të marra.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka shkruar Zemaj në facebok