Asnjë vdekje nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëvë të fundit në vend 124 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.

Zemaj ka theksuar se është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.

“Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19. Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve. Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid. Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve! Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar Zemaj në facebook