COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Asnjë vdekje me COVID-19 në 24 orët e fundit, 3 mijë e 628 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 3 mijë e 628 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Poashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas të dhënave të IKShP-së janë kryer 14 mijë e 479 testime për COVID-19.

Po ashtu janë dhënë 4 mijë e 397 doza të vaksinës anti-COVID-19.