COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Asnjë vdekje dhe nëntë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nëntë qytetarë.

Ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje me COVID-19.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë dhënë 1,898 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa numri total i dozave të vaksinës që  janë dhënë te qytetarët është 1,614,212.

Deri më sot 761,003 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 334.