Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Asnjë vaksinë anti-COVID e dhënë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk ka pasur asnjë vaksinim kundër COVID-19.

Ministria ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 830 mijë e 405 doza të vaksinës.

“Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Rastet e COVID-19, 27 qershor 2022