Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Asnjë tiketë e shqiptuar për shkeljen e masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës nuk ka shqiptuara asnjë tiketë për shkelje të masave për parandalimin e COVID-19.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID -19, fillojnë nga 35 deri në 2,000 euro, varësisht nga forma e shkeljes.

Ligji është miratuar më 14 gusht 2020 nga Kuvendi i Kosovës kurse ka hyrë në fuqi më 26 gusht.

Sipas këtij ligji për mos vendosje të maskës dhe mosrespektim të distancës fizikë qytetarët do të gjobiten me 35 euro.

Ligji në fjalë përcakton mes tjerash, masat e sigurisë, kontrollet, karantimin e gjobat për qytetarët të cilët shkelin masat. Ligjin mund ta lexoni në këtë LINK.

Sipas nenit 24 të këtij ligji, personi juridik i cili nuk e respekton vendimin e Organit kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar, dënohen me gjobë prej 500 euro.

Gjithashtu, personat fizik të cilët nuk respektojnë vendimin për mbajtjen e maskës, dënohetn me gjobë prej 35 euro, si dhe për mosrespektim të distancës fizike, gjoba është 35 euro.