Asnjë rast sot në Prishtinë, Ahmeti falenderon qytetarët

Asnjë rast sot nuk është shënuar me coronavirus në kryeqytet.

Pas kësaj, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar duke i falenderuar qytetarët.

“0 raste sot në Prishtinë, e 30 në krejt Kosovën. Thank you Prishtinë! One day at a time! Vazhdojmë nesër dhe qëndrojmë në shpi. Vetëm edhe pak”, ka shkruar ai në Facebook.

30 persona janë diagonostifikuar me coronavirus sot në Kosovë, kurse janë shëruar edhe 9 persona.

Deri më tani, në Kosovë janë shënuar 510 persona të infektuar me coronavirus, 93 të shëruar dhe 12 viktima.

Në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 2,276 mijë e 359, 156 mijë e 118 viktima dhe janë shëruar 582,599 persona.