CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Asnjë rast me COVID-19 në 24 orët e fundit, 17 raste aktive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit të ministrisë, numri i rasteve aktive është 17, kurse numri i testimeve të bëra është 34.

Gjithashtu, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 5 persona nga COVID-19.