Asnjë rast i ri me COVID-19 në Gjilan, dy persona në vetizolim

Komuna e Gjilanit nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me coronavirus.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri ka thënë se nga 51 rastet ne coronavirus në Gjilan, janë regjistruar dy vdekje ndërsa të tjerët janë shëruar.

Dy raste sipas Hazirit, janë në vetizolim.

“Jam shumë i lumtur që lakoren e infeksionit e kemi ul në pikën zero”, ka shkruar Haziri.

Ai shtoi se duhet të respektohen masat vazhdimisht.

“Për ta bërë rezultatin e plotë, na duhet edhe pak angazhim, e edhe pak durim e respektim të masave preventive kundër përhapjes së Covid19, por duke e respektuar në plotni orarin e daljes në publik. Po punojmë, po ashtu, edhe për hapjen graduale të ekonomisë dhe operimit të bizneseve”, ka shtuar ai.

Haziri përmendi edhe tragjeditë që kanë ndodhur në Gjilan.

“Pandemia na ka përcjellë, fatkeqësisht me kronikën e zezë që kulmoi me lajmin tronditës të humbjes së Agonit tonë, studentit të shkëlqyeshëm dhe familjarit të jashtëzakonshëm. E humbën në komunikacion edhe Debatik Huruglicën, ndërsa i urojmë shërim të shpejtë Hamdi Malokut”, ka shkruar tutje Haziri.