Asnjë rast i regjistruar me 'Linë e Majmunit' në Kosovë

Dafina Gexha- Bunjaku zëvendësministre e Shëndetësisë, tha se në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar i ‘Lisë së Majmunëve’.

Zëvendësministrja tha se në bazë të të dhënave epidemiologjike të deri tanishme rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët, por sëmundja sipas saj zakonisht është e lehtë dhe vetëkufizuese me përhapje relativisht të vogël.

“MSh po analizon informacionet në dispozicion e vlerëson rrezikun për popullatën dhe po përgatit rekomandime për profesionistë shëndetësor dhe të tjerë. Rreziku që ky infeksion te shfaqet edhe në Kosovë është real”, tha ajo.

Gexha ka rekomanduar qytetarët që nëse vërejnë ndryshime në lëkurë, ethe, dhimbje muskujsh, lodhje të paraqiten pranë mjekut familjar.

Ndërkaq, gjësendet personale deri në ekzaminim të mbahen larg nga familjarët të afërmit dhe miqtë.

“Lajm të mirë përbën fakti se ky virus nuk e ka shpejtësinë e përhapjes si Covid 19”, tha ajo.

Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, tha se instituti po e përcjell me vëmendje këtë epidemiologji që nga paraqitja e rasteve të para.

“Deri tani paraqitet rrezikshmëri e ulët e sëmundjes. Instituti ka përpiluar dokumentin e parë me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket lisë së majmunëve i cili është shpërnda në gjitha institucionet shëndetësore”, tha ai duke treguar se nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë.

Sa i përket  furnizimit me vaksina Ramadani tha se për një sëmundje të tillë Instituti njofton se vaksina nuk është e disponueshme për distribuim edhe pse sipas tij ekziston një vaksinë kundër variola vera dhe që mbron kundër ‘Lisë së Majmunëve’.

Ramadani ka treguar edhe disa te dhëna që kanë të bëjnë me ‘Linë e Majmunëve’.

“Lija e Majmunëve është sëmundje virale që shfaqet në zona torpikale dhe here pas here exportohet rajone të tjera. Lija shfaqet klinikisht me ethe skuqje, ënjtje e nyejve limfatike dhe mund të qoj në sërë komplikimesh mjekësore. Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga dy deri në 4 javë dhe zakonisht klinikish është sëmundje e lehtë”, tha ai.

Virusi sipas Ramadanit transmetohet nëpër mjetë kontaktit të ngushtë me persona ose kafshë të infektuara ose material të kontaminuar me virusin.