Asnjë kompani e interesuar të transportoj ‘keshin’ e Postës së Kosovës

Asnjë kompani nuk ka shprehur interesimin që të ofertojë për tenderin i cili kishte të bënte me transportin e parave të gatshme të “Posta e Kosovës” Sh.A.

Më datën 10 dhjetor 2021, “Posta e Kosovës” Sh.A. publikoi thirrjen për blerjen e shërbimit për transportimin e parave të gatshme për nevojat e saj.

Shërbimi i transportimit të parave të gatshme kishte të bënte për 87 zyre postare.

Për blerjen e këtij lloj shërbimi, “Posta e Kosovës” Sh.A. kishte parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në vlerën e 28,200 euro.

Ndonëse afati për dorëzimin e ofertave nga operatorët ekonomik të interesuar ishte 30 dhjetor 2021, për shkak të përmirësimeve të gabimeve autoriteti kontraktues në fjalë e shtyu afatin deri më 12 janar 2022.

Mirëpo dy ditë pas, “Posta e Kosovës” Sh.A. e anuloi këtë aktivitet të prokurimit pasi nuk kishte asnjë operator ekonomik të interesuar të ofertojë.

Me rastin e hapjes nuk kemi pranuar asnjë ofertë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, KALLXO.com raportoi se “Posta e Kosovës” Sh.A se ishte përball edhe me plaçkitje. Ne muajin tetor të viti të kaluar ishte plaçkitur Posta e Kosovës në Obiliq.

Plaçkitet Posta e Kosovës