Asnjë investim i ri kapital për Administratën Tatimore në buxhetin e këtij viti

Qeveria e Kosovës i ka ndarë mbi 14 milionë euro buxhet Administratës Tatimore të Kosovës për vitin 2020.

Në buxhetin e ndarë për ATK-në, nuk figuron asnjë investim i ri i qeverisë Kurti.

Rreth 7.5 milionë euro nga ky buxhet shkojnë për paga dhe shtesa për 834 punëtoret e ATK-së, ndërsa 2.6 milionë për mallra dhe shërbime.

Qeveria e Kosovës ka paraparë që në Administratën Tatimore të Kosovës të shpenzojë edhe rreth 4.4 milionë euro për investime kapitale.

Këto 4.4 milionë euro investime kapitale janë vazhdimësi e projekteve të mëparshme.

Për ndërtimin e sistemit të ri të bazës tatimore Qeveria e Kosovës ka ndarë 2.1 milionë euro, ndërsa për ndërtimin e objektit ATK-Doganë në Prishtinë janë ndarë 1 milionë euro.

Në buxhetin e vitit 2020 janë paraparë edhe 150 mijë euro për renovimin e objekteve të ATK-së, në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë dhe për mbindërtimin e objektit në zyrën qendrore në Prishtinë.

Përpos këtyre investimeve qeveria ka ndarë edhe 300 mijë euro për pajisje me hardver, 50 mijë euro për pajisje me soufter, 250 mijë euro për arka fiskale, 200 mijë euro për pajisje të IT-së, 90 mijë euro për qendrën e thirrjeve dhe 100 mijë euro për ngritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike.

Administrata Tatimore e Kosovës për herë të parë gjatë vitit 2019, ka mbledhur mbi 500 milionë euro të hyra për buxhetin e Kosovës.

Buxheti i Republikës së Kosovës u miratua mëngjesin e hershem të së dielës së 15 shkurtit, atë e votuan 63 deputets.