CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Asnjë i vdekur dhe pesë raste me COVID-19

Pesë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre orëve asnjë person nuk ka vdekur me COVID-19.

“Nga 358 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, shkruan në njoftimin e MSH-së.

Sot janë shëruar 8 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 105 mijë e 557.

 Në total numri i rasteve aktive është 104.