COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Asnjë i vdekur dhe 20 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19.

Ndërsa, nga 1 mijë e 467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6,411 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,489,678 doza të vaksinës, prej tyre 659,593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.