Asnjë i vdekur dhe 2 raste të reja për 24 orë në Shqipëri

Vetëm 2 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Shqipëri.

Në Shqipëri janë testuar 1,693 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë  asnjë qytetar nuk ka vdekur.

Aktualisht në Shqipëri janë  118 pacientë aktivë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i COVID-19.