COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Asnjë i vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Ndërsa, nga 2,280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 7,348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,532,585 doza të vaksinës, prej tyre 697,728 me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 464.