COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Asnjë i vdekur, 19 të infektuar me COVID e 177 të shëruar brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2,733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103,143.

Sipas njoftimit, në total numri i rasteve aktive është 2,043.

Në anën tjetër bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2,318 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67,094 doza të vaksinës.