Asnjë grua nuk shpreh interesimin për ta drejtuar Agjencinë Kundër Korrupsion

Njëzetë e një burra ia kanë mësyrë drejtimit të Agjencisë Kundër Korrupsion ndërsa ajo që bie më së shumti në sy, është fakti se asnjë grua nuk ka shprehur interesimin të konkurroj për kwtw pozitë.

KALLXO.com ka siguruar listën e plotë të kandidatëve për drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsion në të cilën përpos shefit aktual, kanë kandiduar edhe njëzet burra të tjerë.

Këta janë kandidatët për drejtor të AKK-së:

Agjencia Kundër Korrupsionit është organ i pavarur për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe për parandalimin e korrupsionit në Kosovë.

Kjo agjenci ka për detyrë që të inicioj dhe të përcjellë kallëzime penale për rastet e dyshimit për korrupsion në prokurorinë publike kompetente.

AKK po ashtu mbikëqyr dhe parandalon rastet e konfliktit të interesit si dhe mbikëqyr pasuritë e zyrtarëve të lartë publik.

Konkursi për drejtor të AKK-së u hap më 20 maj të këtij viti nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.