Ilustrim

ASK: Më 2019 më pak libra e lexues në biblioteka

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar raportin “Statistikat e Kulturës” për vitin 2019.

Sipas këtij raporti, vitin e kaluar kishte më pak lexues e më pak libra në bibliotekat e vendit në raport me vitin paraprak.

Sa i përket fondit të librave në biblioteka rezulton se janë 1,692,552 libra, kurse numri i lexuesve ishte 83,942.

Por, ky numër po del të jetë më i ulët në raport me vitin 2018 si për nga  fondi e librave ashtu edhe me numrin e lexuesve.

Sipas të dhënave për vitin 2018, fondi i librave në biblioteka përbëhej nga 1,775, 435 libra ndërsa numri i lexuesve ishte 156,535.

Ndërsa, numri i muzeve dhe shtëpive muze më 2019 ishte 79 krahasuar me 81 më 2018.

Numri i vizitorëve në muze ishte 99,630 më 2019 në raport me 101,994 në vitin 2018.