AShAK ngushëllon kryetarin saj Mehmet Kraja për vdekjen e së bijës

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës përmes një telegrami ka ngushëlluar kryetarin e saj, Mehmet Kraja për vdekjen e së bijës, Arzana Kraja.

ASHAK përmes këtij telerami tha se vdekja e papritur e regjisores Kraja është një dhembje dhe humbje e madhe jo vetëm për akademik Krajën, familjen, por edhe për miqtë, dashamirësit dhe gjithë ata që e kanë njohur regjisoren Arzana Kraja.

“Vdekja e bijës suaj ka tronditur thellë gjithë kolektivin e ASHAK-ut. Duke qenë me ju dhe pran jush në këto çaste tejet të hidhura, duke bashkëndjerë për humbjen e madhe, ju lutem, në emër të gjithë anëtarëve të ASHAK-ut, të stafit drejtues dhe të administratës, dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në telegram ngushëllimin e ASHAK-ut.

Arzana Kraja është vajza e kryetari të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Regjisorja Kraja është gjetur e vdekur sot paradite në Lagje “Kalabria” në Prishtina. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.