Asgjësohen 960 bimë kanabis sativa - Foto nga vendi i ngjarjes
960 bimë janë grumbulluar dhe janë shkatërruar nga njësitet policore me urdhër të prokurorit, Ersan Qavolli në një aksion që nisi mëngjesin e sotëm (10.08.2024).
Hetuesit policor për disa muaj hetuan plantacionin me bimët e kanabisit të mbjella në një plantacion Klinë.
Atje me aq sa raportoi edhe KALLXO.com një grup i dyshuar ishte duke e ruajtur. Kjo pasi që përreth plantacionit në një vend të fshehtë ishin vendosur edhe disa tenda e brenda tyre u gjet edhe një kallashnikov.
Një nga personat e dyshuar është arrestuar ndërsa persona të tjerë janë në kërkim.
Ata janë identifikuar dhe janë duke u kërkuar nga policia.
Në anën tjetër prokurori Qavolli konfirmoi për KALLXO.com se janë saktësisht 960 bimë të dyshuara si kanabis të cilat janë mbjellë në Klinë përgjatë një periudhë disa mujore.