Foto: Ilustrim

Asgjësohen 100 bimë kanabis në Fushë Kosovë

Njëqind bimë të egra të kanabistit, janë shkatërruar nga Policia e Kosovës, pasi janë gjetur në kultivim e sipër ditën e djeshme në rrethinë të Fushë Kosovës.

”Në vendin e ngjarjes janë vërejtur se kishte të mbjella rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis. Bimët janë asgjësuar nga njësiti përkatës dhe janë marrë disa mostra për ekzaminim”, ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmes raportit 24 orësh.

Policia është duke e hetuar rastin, ndërsa ka bërë të ditur se dje në mbrëmje njësiti policor ka dalë në Fushë Kosovë në një lokacion, pasi kishin informatë se aty janë mbjellë bimë narkotike.