Asfaltohet rruga e fshatit Maxherë në rajonin e Mitrovicës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugës në Maxherë në rajonin e Mitrovicës së Veriut.

Sipas Aliut, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë bërë asfaltimin e rrugëve në veri të vendit.

“..këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti në fshatra, që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në komunën e Mitrovicës” – ka shkruar ministri Aliu.

Ministri Aliu ka thënë se mbesin të përkushtuar”për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, dhe jemi maksimalisht të angazhuar që të vazhdojmë asfaltimet e rrugëve në çdo cep të Kosovës”.