Asamblistja e Nismës në Malishevë kalon në Vetëvendosje

Sadije Krasniqi, asamblistja e Nismës Socialdemokrate në Malishevë, është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu ka bërë të ditur lideri i LVV-së, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin Facebook.

“Sadije Krasniqi, nga Drenoci i Malishevës, është anëtarësuar dje në Vetëvendosje. Ajo është asambleiste e kësaj komune, ka qenë kryetare e forumit të gruas së NISMA-s, nëndega Drenoc, dhe nënkryetare e gruas së kësaj partie, dega Malishevë. Sadija ka perfunduar Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, drejtimin pemtari-vreshtari, dhe, Fakultetin Filozofik/Filologjik, drejtimin gjuhë dhe letërsi angleze. Bashkë me kandidatët tanë nga Malisheva, Jetmira Vrenezin e Gani Krasniqin, Sadijes i uruam mirëseardhje dhe punë të mbarë në grupin e asambleistëve të Lëvizjes,” ka njoftuar Kurti.