Donjeta Shijaku - Foto: Facebook / Haxhi Shala

Asamblistja e Nismës në Malishevë kalon në AAK

Donjeta Shijaku, asambliste nga radhët e Nismës Socialdemokrate në Asamblenë Komunale të Malishevesë ka ndërruar partinë.

Nga sot ajo i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-zyrtari i Nismës, i cili muaj më parë ka kaluar në AAK, Haxhi Shala.

Shala ka publikuar foto me anëtaren e re të AAK-së nga një odë burrash.