Komuna e Suharekës - Foto: Facebook / Komuna Suharekë

Asamblistja e AAK-së zgjidhet drejtoreshë e Shëndetësisë në Suharekë

Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, më pas e kthyer në AAK, Besa Kuqi, është zgjedhur drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës.

Besa Kuqi deri më sot ishte asambliste nga radhët e AAK-së.

Ajo më parë ka qenë në AAK, për të kaluar në PDK në qershor 2019, por është kthyer në partinë që ka pushtetin në Suharekë.

Lajmin për zgjedhjen e saj në postin e drejtoreshës së Shëndetësisë e ka konfirmuar vetë Besa Kuqi në një postim në Facebook.

“Më lejoni të ju bëjë të publike vendimin kryetarit të Komunës z. Bali Muharremaj, që nga sot të më besohet posti i Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Therandes. Me punë, transparencë, llogaridhënje, suksese dhe përkushtim të ju bëjë krenar dhe të kënaqur me shërbimin ndaj qytetareve”, ka shkruar Kuqi.

Ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë Sala Bytyqi, e cila në një përgjigje për KALLXO.com, kishte thënë se kishte dhënë dorëheqje për t’iu rikthyer profesionit të mjekut.

Jep dorëheqje drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë