Ilir Ferizaj, PSD. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Asamblisti i PSD-së: Në Deçan janë vetëm dy gra drejtoresha të shkollave

Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017, Bashkim Ramosaj kishte premtuar se pozita e gruas në komunën që drejton -Deçanin do të përmirësohet. Ai kishte premtuar se më shumë se dy gra do të jenë drejtoresha në Komunë.

Derisa, Ramosaj e mbajti fjalën për numrin e drejtoreshave, gruaja në Deçan nuk përfaqësohet më shumë se 6.7% në pozita udhëheqëse.

Asamblisti i Partisë Socialdemokrate, Ilir Ferizaj, ka thënë se në krejt komunën e Deçanit janë vetëm dy gra drejtoresha të shkollave.

Ai ka thënë se ka shumë gra të zonjat që e meritojnë këtë pozitë në komunën që udhëheq Bashkim Ramosaj i AAK-së.

“Barazia gjinore është shumë e rëndësishme. Përpos dy drejtorive, në Deçan  janë vetëm dy gra drejtuese të shkollave, prej 20 shkollave. Ka shumë gra të zonjat, Deçani ka shumë gra që mund të bëjnë shumë punë të mira, por unë mendoj që është një gabim që nuk është trajtuar mirë nga qeverisja komunale, që nuk iu ka dhënë hapësirë e duhur”, ka thënë Ferizaj në emisionin “Jeta në Komunë”.

Në Komunën e Deçanit janë të punësuara vetëm 22.5% gra.

 

KALLXO.com bëri një hulumtim të gjatë mbi komunën që drejton Bashkim Ramosaj.

Deçani i AAK-së

www.kallxo.com