Labinot Aliaj, PDK. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Asamblisti i PDK-së flet për deponitë ilegale të mbeturinave

Në emisionin “Jeta në Komunë”, ku përballë Jeta Xharrës është kryetari Haki Rugova, u fol për deponitë ilegale të bërllokut.

Në këtë emision u shfaqën pamje të katër deponive ilegale në komunën e Istogut.

Deponitë ilegale ndodhen në hyrje të Istogut, fshatin Shushicë si dhe fshatrat Kaliqan dhe Cerrcë.

Në lidhje me këto deponi ka folur edhe asamblisti i PDK-së, Labinot Aliaj.

Aliaj ka thënë se disa herë e ka ngritur shqetësimin për këto deponi si dhe ka dhënë ide se si duhet të largohen.

“Shtegu i ecjes tek ajo rrugë anej është shqetësuese qysh ka fillu të shndërrohet në deponi ilegale, e kam ngrit shqetësimin, më kanë premtu që do të marrin masa mirëpo ajo vazhdon të jetë e njëjta dhe vazhdohet të hedhet mbeturina, kemi shqetësim pasi ajo pjesë është shteg i ecjes dhe edhe vetë kryetari del e ecë andej”, tha Alijaj.

Ai shtoi se ai shteg i ecjes duhet të monitorohet nga kamerat dhe kushdo që hedh mbeturina të gjobitet.

Gjatë emisionit për Istogun u trajtuan shumë tema duke filluar nga punësimet, tenderët, ambienti, zëri i qytetarëve e deri te shëndetësia.

Javë më parë KALLXO.com publikoi një hulumtim të gjatë për Komunën e Istogut në të cilin u shfaqën shumë probleme të kësaj komune.

Hulumtimin mund ta lexoni duke klikuar në këtë link.