Nazmi Gashi, Nisma. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Asamblisti i Obiliqit: Kërkova një kultivator por s’ma dhanë

Asamblisti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Nazmi Gashi, në emisionin “Jeta në Komunë” ka rrëfyer se si kishte aplikuar disa herë për të marrë një kultivator si subvencion nga Komuna e Obiliqit për që nuk e ka marrë asnjëherë.

Kjo, sipas tij dëshmon që në Obiliq “nuk ka me të njohshëm”.

“Dy herë e kam lypë një kultivator, nuk kam pasë mundësi me marrë. Dmth, nuk është në Komunë me të njofshëm, por është me kritere. Jam pensioner, e kam lyp një kultivator edhe s’mujta me marrë, se kish pasë ma nevojli. Unë prapë do ta lypi, në mujsha me marrë, e marr”, tha asamblisti i Nismës Socialdemokrate, Nazmi Gashi.

Të ftuar në studio janë edhe tre asamblistë, dy prej tyre nga opozita, Aziz Bici nga Vetëvendosje dhe Nazmi Gashi nga Nisma Socialdemokrate si dhe nga pozita – kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Burim Gërguri.