Nezir Klinaku, LB. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Asamblisti i LB-së e quan "llafazan" kryetarin e Vushtrrisë

Sonte në emisionin “Jeta në Komunë” i ftuar është kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Së bashku më të edhe asamblistë nga opozita dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Nezir Klinaku nga Lëvizja për Bashkim e ka quajtur llafazan kryetarin Tahiri duke thënë se nuk po e lë të flasë dhe ka vazhduar me kritikat ndaj tij.

“Ne e kemi llafazan kryetarin, e ka edhe  një profesion tjetër e është edhe hoxhë. Kryetari ka bërë vazhdimisht kontrata mbi vepër, deri në katër herë iu ka vazhduar. Stacioni i autobusëvë çdo vit futet në buxhetin e Komunës, dhe aty ku planifikohet, nuk është pronë hiç e Komunës”, tha ai.