Mehmet Ballazhi, PDK. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Asamblisti Ballazhi nuk pranon se mori subvencion nga Komuna

Në emisionin “Jeta në Komunë” është diskutuar dhe për subvencionet të cilat i jep Komuna e Hanit të Elezit.

Njëri ndër përfituesit e këtyre subvencioneve është edhe asamblisti Mehmet Ballazhi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Në vitin 2019 ka përfituar një subvencion prej 175 për kultivimin e mjedrave.

Ballazhi ka konfirmuar se ka përfituar nga këto subvencione, por nuk ka pranuar se i ka marrë nga Komuna.

“Po krejt kanë marrë, jo unë, jo nuk u ditë (se kush i fiton subvencionet). Ne kemi marrë subvencion edhe pse ato subvencione nëse bash po hyjnë te ‘Labi’ nuk ka pasë asnjë efekt’’, ka thënë Mehmet Ballazhi.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma ka kundërshtuar asamblistin, duke i bërë të ditur se subvencionet kanë qenë nga Komuna.

“Projektin si projekt e ka marrë prej ‘Lab-it’, ndërsa subvencionet që i ndan Komuna përmes drejtorit të Bujqësisë i ka marrë prej Komunës”, ka thënë Suma.