Asamblistet më të votuara në 38 komunat e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar listën e kandidatëve që kanë garuar për anëtarë të kuvendeve komunale në zgjedhjet e 17 tetorit.

KALLXO.com ka analizuar listën e publikuar nga KQZ dhe ka evidentuar asamblistet më të votuara në secilën komunë të Kosovës.

Sipas listëes, në nivel komune kandidatja për asamble më e votuar në zgjedhjet lokale është Nora Kelmendi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Prishtinë, e cila ka siguruar 1 mijë e 888 vota.

Pas saj, e dyta radhitet kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Ferizaj, Florije Islami që ka fituar 1 mijë e 14 vota. Ndërkaq në vendin e tretë radhitet kandidatja e Listës Serbe në Leposaviq, Mirjana Miladinoviq me 918 vota.

Renditja e asamblisteve më të votuara në secilën komunë është si në vijim:

1.Nora Kelmendi 1 mijë e 883 vota nga LVV në Prishtinë

2.Florije Islami 1 mijë e 14 vota nga PDK në Ferizaj

3.Mirjana Miladinoviq 918 vota nga Lista Serbe në Leposaviq

4.Dafina Alishani 820 vota nga LVV në Prizren

5. Shpresa Kurteshi- Emini  773 vota Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan

6.Sanie Kuqi- Rexhepaj 689 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Suharekë

7.Xheneta Syka-Kelmendi 658  vota nga LDK në Pejë

8.Vesa Broja 661 vota nga PDK në Mitrovicë e Jugut

9.Elmaze Behluli 650 vota nga LDK në Lipjan

10.Mimoza Shala 613 vota nga LVV në  Gjakovë

11.Saranda Sallteku 567 vota nga AAK në Rahovec

12.Jadranka Nikolic 563 vota nga Lista Serbe në Kamenicë

13.Sonja Ilic 537 vota nga Lista Serbe në Gracanica

14.Hava Mlinaku 542 vota nga PDK në Vushtrri

15.Mirlinda Krasniqi 545 vota nga LDK në Fushë Kosovë

16.Ivana Rakic 482 vota Lista Serbe në Mitrovicë të Veriut

17.Adelina Stublla 495 vota nga LVV në Podujevë

18.Laurita Muhadri 492 vota nga PDK në Drenas

19.Liridona Bislimi 431 vota nga LVV në Viti

20.Sara Rifaj 449 vota nga PDK në Dragash

21.Arjeta Rama 413 vota nga PDK në Skenderaj

22.Samire Berisha 409 vota nga PDK në Obiliq

23.Rukije Bytyqi 392 vota nga Nisma Social Demokrate në Malishevë

24.Milica Ivanoviq 396 vota nga Lista Serbe në Novobërdë

25.Ivana Mladenovic 340 vota nga Lista Serbe në Shtërpce

26.Snezana Ristic 324 vota nga Lista Serbe në Ranillug

27.Mendehie Duraku 348 vota nga PDK në Klinë

28.Hamide Luma 324 vota nga PDK në Kacanik

29.Besarte Musliu-Spahiu 309 vota nga PDK në Shtime

30.Jelena Nikic 273 vota nga Lista Serbe në Zvecan

31.Yllarta Thaqi  295 vota nga AAK në Deçan

32.Danica Vasic 239 vota nga Lista Serbe në Partesh

33.Arta Balaj 246 vota nga LDK në Istog

34.Tatjana Vlaskovic 224 vota nga Lista Serbe në Zubin Potok

35.Nora Xhoni 204 vota nga AAK në Han të Elezit

36.Afize Rexhepi 130 vota nga LDK në Kllokot

37.Rajmonda Krasniqi 104 vota nga AAK në Junik

38.Onzur Tac 76 vota nga Kosova Demoktarik Turk Partisi në Mamushë

KËTU mund ta gjeni listën e plotë të asamblistëve në kuvendet komunale në Kosovë.