Kuvendi Komunal i Prizrenit

Asamblistët e dhjetë subjekteve që do ta përfaqësojnë Kuvendin Komunal të Prizrenit (DOKUMENT)

Asambleja e Komunës së Prizrenit në mandatin e ardhshëm do të përfaqësohet nga 10 subjekte politike, pesë nga to shqiptare dhe 5 subjekte të etnive të tjera.

Në Kuvendin e Prizrenit, më së shumti asamblistë do të ketë Lëvizja Vetëvendosje me 12 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës me 11 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 7 ulëse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 3 asambleistë, Nisma Socialdemokrate 2, Kosova Demokratik Turk Partisi me 2 ulëse, Nova Demokratska Stranka 1 ulëse, Koalicija Vakat 1 ulëse, Socijaldemokratska Unija 1 ulëse dhe Yenilikici Turk Partisi me 1 ulëse përfaqësimi.

Këtu mund ta gjeni listën e plotë të kandidatëve të zgjedhur për Asamblenë e Prizrenit.