Asambleja e Përgjithshme e OKB-së - Foto: Rtv21

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon pushtimin rus të Ukrainës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese rezoluten për të dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës.

Votimi ishte 141 vende në favor, pesë vende ishin kundër dhe 35 vende abstenuan.

Rezultati, ndonëse ligjërisht jodetyrues, mbart një peshë politike globale, megjithëse është e dyshimtë nëse do të ndryshojë gjë rretj agresionit ushtarak të Moskës ndaj Ukrainës.

Rezoluta “kërkon gjithashtu që Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”. CNN

Përgatiti: Ardita Zeqiri