LIVE- As 20 deputetë në sallë, nuk mund të nis seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës nuk po mund të nis seancën për shkak të mungesës së kuorumit.

Nënkryetarja e Kuvendit , Arbërie Nagavci ka kërkuar që të mblidhen deputetët

“Ju kisha lut shefat e grupeve t’i ftojnë deputetët. Nuk jemi as 20 deputetë në sallë. Nuk mund të fillojmë punimet me 20 deputetë”, tha ajo.

Kuvendi në vazhdimësi ka mungesë kuorumi, e si pasojë shumica dërmuese e pikave të rendit të ditës, nuk po mund të shqyrtohen.

 

Kuvendi mban seancë, grumbull pikash të pakryera në rend dite